0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Madhështore, Gjon Muharremaj do ta prezantojë Zvicrën në Eurovision 2020, kjo është kënga

Rekomandime

Artisti shqiptar, Gjon’s Tears është përzgjedhur të përfaqësojë shtetin e Zvicrën në festivalin e këngës në Evropë, Eurovision 2020.

- Advertisement -

Një shqiptar me një këngë franceze, do të prezantojë shtetin e Zvicrës në Eurovision këtë vit.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, i cili do të këndojë në Rotterdam këngën “Repondez-moi”, shkruan Gazeta Express.

Kënga e Gjon është përzgjedhur si e duhura për ta përfaqësuar Zvicrën nga një juri prej 100 personash , nga 515 këngët e dërguara. Kjo është e para pas 10 vjetësh që do të këndohet në gjuhën frënge.

- Advertisement -

“Çdokush po pyet veten pse saktësisht jemi këtu, prej nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetjet kyçe, veçanërisht për njerëzit me prapavijë prej migrantësh. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë jamë rritur në Zvicër dhe Zvicra është shtëpia ime, kështu që mendoj shumë shpesh për këto pyetje”, ka thënë Gjon për këngën.

Gjon’s Tears është një tjetër talent shqiptar, qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babi nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

Gjon Muharremaj filloi karrierën e tij në spektaklin ‘Albania’s Got Talent’. Edhe pse vetëm një fëmijë, ia doli të fitojë menjëherë zemrën e jurisë me këngën e njohur franceze, ‘Je t’aime’.

Pas 8 vjetësh, ai konkurroi në ‘The Voice of France’.

Gjatë një interviste për ‘Top Awards’, ai ka shpjeguar se nga është frymëzuar për emrin e tij artistik, ‘Gjon’s Tears’.

“Më ka lindur ideja nga gjyshi im, kur ka ardhur nga Kanadaja në Zvicër për të më dëgjuar duke kënduar. Një ditë, po i bija një pianoje elektrike duke luajtur këngën ‘Can’t help falling in love’ të Elvis Presley-t dhe teksa performoja për herë të parë për të, pashë lot në sytë e tij. U ndieva si një superhero. Mu duk shumë e fortë ajo çfarë ndodhi dhe kështu vendosa të mbaj këtë emër pasi është një episod i jetës sime që më ka prekur shumë”, është shprehur këngëtari./Gazeta Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit