21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Qeset e shishet e plastikës së shpejti me pagesë në Kosovë

Rekomandime

Tash e një kohë është përmendur që qeset e plastikës të bëhen me pagesë.

- Advertisement -

Madje një gjë e tillë është përfolur që të praktikohet edhe në Kosovë.
Paralajmërimi për një gjë të tillë ishte bërë që qysh në janar të këtij viti, pra vitit 2023, mirëpo një nismë e tillë ka mbetur akoma në proces.

Zëvendës ministrja e Mjedisit Linda Çavdarbasha, në një prononcim për T7 ka thënë se ky udhëzim u bë që të reduktohet përdorimi i qeseve të plastikës.
Një gjë të tillë e ka komentuar edhe ekspertja e Mjedisit Egzona Kadiu-Shala e cila e ka mirëpritur këtë iniciativë.

Vlenë të theksohet se udhëzimi administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit është në konsultim publik. Pos qeseve nën 25 mikron, ato më të trasha do të paguhen me para.

- Advertisement -

Edhe produktet tjera të plastikës siç janë shishet do të bëhen me pagesë.
Por ato para do t’u kthehen qytetarëve pasi ata t’i kthejnë shishet në një makineri sipas sistemit të rimbursimit të depozitave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit