1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mali i Zi “vjedh” pronën e Kosovës në zonën e Kamenovës

Rekomandime

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), para dy muajve ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit ka refuzuar padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e tyre prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës.

Mali i Zi tjetërson pronën e Kosovës në zonën e Kamenovës, AKP kërkon rikthimin e saj, raportohet nga mediat malazeze rreth kësaj çështje të ndërlikuar pronësore.

- Advertisement -

Kompleksi prej gati tre hektar e gjysmë, që dikur ishte vendpushim për qytetarët nga Kosova, siç është shkruar në regjistrat e kadastrave të Administratës së Patundshmërive është pronë e Malit të Zi dhe se bashkëpërdoruesi është regjistruar në Rekreaturs.

Gjatë procesit gjyqësor pretendohet se Rekreaturs në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar selinë e saj nga Prishtina në Budvë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, tashmë ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe se janë në pritje të vendimit.

- Advertisement -

AKP-ja vazhdon të mos heq dorë që të provojë se Rekreatus nga Prishtina është pronari i vërtetë i kësaj prone dhe jo kompania me të njëjtin emër selia e së cilës është në Budva.

Sipas AKP-së, Kosova ka 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Serbi, 35 prona në Mal të Zi, 15 prona në Bosnjë Hercegovinë, tetë asete në Maqedoninë e Veriut, pesë në Kroaci dhe një në Slloveni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit