4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Maliqi: Ja çka do të ndodhë nëse VV-ja nuk bashkohet me LDK-në

Rekomandime

Maliqi: Nëse VV-ja nuk bashkohet me LDK-në, do të kemi sërish probleme

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se sovrani në Kosovë, ka ndarë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ish-koalicioni PAN është ndëshkuar, ndërsa fituesi relativ është Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Maliqit, VV-ja duhet të ndajë pushtetin me LDK-në, në mënyrë që të qeveris dhe të riparojë raportet e dëmtuara me SHBA-të dhe BE-në.

Ai ka paralajmëruar se nëse kjo gjë shpërfillet, do të kemi sërish probleme.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Maliqit:

Një konstatim joeuforik për voten e sovranit. Ai ka vendosur që ta ndajë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta: LVV, LDK dhe ish koalicioni i ndëshkuar PAN te elektorati shqiptar i kanë nga rreth 33 % dhe rreth 1% përqindëshi i mbetur do ta bëjë diferencën, sepse me meritë do t’i jepet subjektit të paprovuar në pushtet, LVV-se.

- Advertisement -

Ndeshkimi i PAN-it është absolut, por fituesi i pa dyshimtë LVV është relativ, duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-ne.

Nese kjo gjë shperfillet serish, do të mund të kemi sërish probleme.

Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit