0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Maliqi jep zgjidhjen ideale për arritjen e koalicionit

Rekomandime

Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se VV e LDK mund të gjejnë zgjidhje për koalicion duke u marrë vesh që me postin e Kryeparlamentarit të bëhet rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Maliqi ka thënë se që Glauku Konjufca mos të largohet nga posti i Kryeparlamentarit duhet të bëhet një rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

- Advertisement -

“Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për dorëheqje” shkruan Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit:

- Advertisement -

Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik :

Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit