2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Manastiri i Deçanit është po aq shqiptar sa është edhe serb

Rekomandime

Nga Driton Tali

- Advertisement -

I ndërtuar me 1335 (freskat rreth vitit 1350) nga Stefan Deçanski.

Siç dihet në kohën e Perandorit Teodos,   Perandoria  Romake ndahet në dy pjesë, në ate Lindore (“me kryeqytet” Konstandinopojën) dhe Perendimorën (“me kryeqytet” Romën).

Kjo ndarje me kohë e merr kuptimin sidomos fetar, edhe ate me theksë të veçantë pasi që krishterizmi “zyrtarisht” (1054) ndahet në dy sektet e tij.

- Advertisement -

Sidoqoftë, pjesa Perendimore e Perandorisë shkatërrohet nga “barbarët” gjermanë me 476, dhe nga atëhere kemi vetëm NJË Perandori, me selinë e saj Konstadinopojën.

Me ndarjen sektare të krishterizmit, neve fiseve ilire që jetonim në pjesën jugore (më vonë arbër e shqiptarë, tashti sfundmi edhe kosovarë  😉 ) na ra hise t’i takojmë anës lindore të “Vijës së Teodosit”.

- Advertisement -

D.m.th., gjatë zhvillimeve fetare ne ishim në anën (sektin)  ortodokse, ashtu siç ishin, dhe u bënë edhe fqinjtë tanë ballkanikë, ata që ishin denbaden si thrakasit por edhe ata që me kohë  u vendosën në Ballkan.

Vlen të cekët se me forcimin e influencës së Republikës së Venedikut, e më vonë edhe me krijimin e “Shpipërisë Venedikase” (territoret veriperëndimore të trojeve shqiptare) kemi konvertime të shqiptarëve në sektin katolik.

Konvertime të tilla shihen edhe tek banorët e disa ujëdhesave të Greqisë së sotme, që ishin nën autoritetin e Republikës së Venedikut (dhe disa të Gjenovës).  Bie fjala sot, në Greqinë ortodokse, sipas disa të dhënave janë rreth 50 mijë katolikë.

Kalime të shqiptarëve (arbërve) në sektin perendimor të krishterizmit pati edhe për arsye politike.

Bie fjala, Dhimitër Progoni (Princi Arbërit) më 1209, filloi negociatat me Papa Inosentin III për konvertimin e Tij dhe  popullatës që jetonte nën pushtetin e Tij.

Sa i përket ortodoksisë dhe shqiptarëve efekt gjigant pati edhe fitimi i  Auqefalisë nga Kisha Serbe, në vitin 1219.

Por në këtë kontekstë duhet cekur se kjo pavarësi e saj nuk ishte e përhershme. Ajo nga viti 1463 deri 1557 dhe nga 1766 e deri 1879 nuk e kishte pavarësinë: nuk ishte as autoqefale e as patriakate.

Në lidhje me Manastirin e Deçanit, dhe jo vetëm, duhet pasur parasysh edhe faktin se nga koha e Uroshit të dobët (Uroš nejaki), 1355, nuk kishte më “de facto” “Perandori” serbe (Rashkë) mbi Kosovë.

Kurse nga viti 1371, kur në betejën te lumi Marica  u mposhtë ushtria e Vukashinit (i cili u vra bashkë me vëllain e tij Ugljeshën) nuk kishte më as “de jure”.

D.m.th., Kurora e mbretit ra në dorë të Sulltanit që atë vit (1371) dhe djali i Vukashinit, Marko (Kraljeviç Marko), u bë vazal i Sulltanit.

Pra, për ta shkurtuar këtë mesele: sikurse ne shqiptarët (arbërit) e këtyre trevave, të mos ishim ortodoksë dhe mos ta trajtonim këtë kishë (por edhe tjerat) si tonën, kurrë e kurrës, ama hiç (!!!) kjo kishë, por as tjerat, sot nuk do të mbijetonin!!!

Të thuhet se Manastiri i Deçanit është serb i bie njejtë si të thuhet se Xhamia e Gurit, në Prishtinë, është turke.

Kaq sa i përket Manastirit të Deçanit, dhe manastirëve tjerë “serbë” në Kosovë, nga unë Driton Tali, me profesion jo historian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit