1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Manovra 2022”, Vuçiç lajmëron “ushtrimet më të mëdha ushtarake” në Serbi

Rekomandime

Serbia do të mbajë një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake “Manovra 2022”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, siç edhe është bërë praktikë e rëndomtë serbe kur Kosova dhe Serbia gjenden në prag të ndonjë tensioni, përkatësisht kësaj here çështja e targave ilegale serbe, afati i konvertimit të të cilave skadon më 31 tetor.

Ushtrimet do të bëhen Peshter, Pasulsanjke livad dhe Leskovc, bëri të ditur ai. Pyetur nga gazetarët se pse një ushtrim i tillë “nuk është lajmëruar fare”, Vuçiç tha se s’kanë dashur të flasin për këtë gjë.

- Advertisement -

“Çdo vit kemi ushtrime, por tani kemi përfshirë më shumë njerëz për t’i parë të gjitha kapacitetet tona, çfarë kemi dhe gjithashtu ku i kemi dobësitë”, ka thënë ai, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.

Presidenti serb tha se do të përfshihen të gjitha degët e ushtrisë, nga marinsët e lumenjëve, forca dhe mbrojtja ajrore dhe këmbësoria.

Ushtria është njëra nga katër shtyllat në të cilën mbështetet shteti, përfundoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit