1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Manovra befasuese e Rusisë në Detin e Zi me delfinët “ushtarakë”

Rekomandime

Instituti Detar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se Rusia ka dërguar delfinë në bazën detare të Sevastopolit, në Gadishullin e Krimesë, raporton A2CNN

Kjo bazë është më e rëndësishmja e marinës ruse në Detin e Zi. Delfinët mund të ngarkohen me operacione kundër zhytjes, që do të thotë se gjitarët mund të pengojnë forcat e operacioneve speciale ukrainase të depërtojnë nën ujë, për të sabotuar anijet luftarake.

- Advertisement -

Brenda portit, shumë anije me vlerë të lartë të marinës ruse janë të pozicionuara jashtë rrezes së raketave ukrainase, por janë të prekshme ndaj sabotimeve nënujore, sipas fotove satelitore.

Është e paqartë nëse Ukraina ka planifikuar ndonjë operacion luftarak kundër Sevastopolit. Por, analistët detarë i konsiderojnë delfinët si një mbrojtje efektive kundër zhytësve.

Kur filloi trajnimi ushtarak i delfinëve

- Advertisement -

Gjatë Luftës së Ftohtë, Marina Sovjetike zhvilloi disa programe për gjitarët detarë, duke përfshirë trajnimin e delfinëve në Detin e Zi. Njësia ishte e vendosur në Kazachya Bukhta, afër Sevastopolit, ku ndodhet ende. Në vitin 1991 kjo njësi i kaloi ushtrisë ukrainase. Edhe pse ka pasur tentativa për ta mbajtur atë në funksion, ajo pothuajse nuk ka pasur aktivitet. Me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, njësia ra sërish nën kontrollin e Marinës Ruse. Që atëherë, programet ushtarake të gjitarëve detarë janë zgjeruar dhe janë kthyer në shërbim operacional.

Misionet e Arktikut

- Advertisement -

Në veri të Arktikut, Flota Veriore Ruse përdor lloje të ndryshme gjitarësh detarë, të tillë si balenat dhe fokat, të cilat të dyja kanë shtresa të trasha yndyre për t’u ngrohur dhe mbrohen më mirë nga të ftohtit sesa delfinët që përdoren në det. Njësia e Arktikut gjithashtu është bërë më aktive vitet e fundit. Tani balenat janë dërguar gjithashtu në Olenya Guba.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit