1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Maqedonia e Veriut: Përjashtohet nga Lëvizja Besa – deputeti Rexhepi që prishi planet Ruso-Serbe, pamundësoi rrëzimin e Qeverisë së Zaev-it

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepi, është përjashtuar nga partia e tij Lëvizja Besa.

Kjo ka ndodhur të premten e 12 nëntorit, një ditë pasi vendosi të mos paraqitej në Kuvend duke pamundësuar rrëzimin e Qeverisë së Zoran Zaev-it, pasi nuk e mbështeti mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizja Besa, Bilall Kasami, e ka konsideruar veprimin e Rexhepit si dëmtim të rëndë të partisë.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë”.

Ai tutje ka thënë se “Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Kasami në rrjetin e tij social Facebook.

- Advertisement -

Kurse, deputeti Rexhepi ka reaguar duke e postuar një fotografi të flamurit amerikan e duke shkruar “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Të enjten e 11 nëntorit, opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë e Zoran Zaev-it, e cila u dorëhoq si rezultat i humbjes së zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

Ishte vetëm një votë mangu, pra opozita nuk arriti t’i ketë 61 vota për të rrëzuar Qeverinë.

VMRO-DPMNE-ja dhe partitë shqiptare në opozitë përfshi Lëvizjen Besa, ishin bashkuar me qëllim për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme nacionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit