Marina amerikane ka bërë të ditur se ka testuar të mërkurën një armë me lazer duke goditur një objektiv në det të hapur në Lindjen e Mesme, aty ku rebelët e Jemenit të mbështetur nga Irani kanë përdorur varka të telekomanduara të mbushura me eksploziv për të sulmuar anijet.
Testi u krye nga USS Portland me objektivin që ndodhej në Gjirin e Adenit, i cili ndan Afrikën Lindore nga Gadishulli Arabik.
Marina amerikane synon ta përdorë këtë sistem për të shkatërruar varkat e telekomanduara të rebelëve Houthi, të cilat dyshohet se janë ndërtuar nga Irani, shkruan Daily Mail.
Me anë të një deklarate, marina amerikane bëri të ditur se testimi u krye me sukses duke shkatërruar një objektiv të palëvizshëm në det.