22.2 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Marko Gjuriq: Qeveria Hoti varet nga Lista Srpska

Rekomandime

Testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të jetë anulimi i masës së reciprocitetit me Serbinë gjatë javës që vjen. Kështu i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ndërkaq, lajmin për ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e ka cilësuar përpjekje për përzierje nga jashtë në procesin zgjedhor të Serbisë.

Ai megjithatë ka deklaruar se Serbia pret nga kryeministri i ri i Kosovës, Hoti, të tërheq masën e reciprocitetit.

- Advertisement -

I pyetur nëse Lista Serbe do të ketë bashkëpunim më të mirë me qeverinë e re, Gjuriq tha se ajo ka rol vendimtar për mbijetesën e qeverisë, përkatësisht se “qeveria varet nga mbështetja e saj”, transmeton koha.net.

Duke komentuar raportimin e Radio Evropës së Lirë në gjuhën serbe, sipas të cilit Serbia me qëllim të vazhdimit të dialogut ka vendosur të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrin e Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kanë demantuar njoftimet e tilla.

“Do të doja të di cili është burimi i këtij lajmi të rremë, dhe nuk mund të përjashtoj se bëhet fjalë për përpjekje ndërhyrjes së drejtpërdrejtë nga jashtë në zgjedhjet tona”, është shprehur Gjuriq, transmeton Koha.net.

- Advertisement -

Sipas Gjuriqit, Serbia ia ka dalë të tërheqë 18 njohje si dhe 13 pengime të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit