-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Markoviç: Serbia ka informacione se nuk ka ndonjë dokument që Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Kreu i “Serbisë Unike”, deputeti dhe kryetari i Kuvendit të Jagodinës, Dragan Markoviç Palma pas takimit me guvernatorin e Detit të kuq, gjeneralin Amr Hanifi, ka deklaruar se “Serbia ka marrë informacione se nuk ka ndonjë dokument që Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ndërkohë që institucionet e Prishtinës e numërojnë njohje deklaratën e ish-presidentit Morsi, shkruajnë mediat serbe.

- Advertisement -

Biseduesit Markoviç – Hanafi janë pajtuar për raportet e mira bilaterale dhe hapësirën për forcimin e lidhjeve ekonomike.

Palma ka thënë se problemi më i madh i Serbisë është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe “Serbia ka marr informacione se nuk ka ndonjë dokument se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk ka asnjë letër ku qëndron se Egjipti e pranon pavarësinë”, por Prishtina bazohet në deklaratën e Morsit, disa kohë para largimit nga pushteti.

“Për Serbinë do të ishte me rëndësi nëse Egjipti do jepte kumtesë zyrtare se nuk ekziston një dokument për njohjen e Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Guvernatori i Detit të Kuq gjenerali Amr Hanafi ka thënë se lidhur me këtë çështje do bisedojë me kolegët në qeveri.

Markoviç ka thënë se Egjipti e Serbia kanë shumë hapësirë për forcimin e raporteve ekonomike dhe se kohë më parë u nënshkrua marrëveshje për eksportimin e grurit në atë vend, ndërkohë po rritet numri i turistëve serb që udhëtojnë atje.

- Advertisement -

Ai ka ftuar gjeneralin Hanafi të vizitojë me ndonjë delegacion ekonomik Serbinë me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit