Marku – Jenkins, gjithçka që duhet të dini para meçit të sontëm

    0
    130

    Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

    Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins.

    Boksieri shqiptar deri tani ka zhvilluar 11 meçe si boksier profesionit, ku në dhjetë prej tyre i ka fituar, teksa ka edhe një barazim.

    Kurse, Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

    Marku është 29-vjeçar dhe është i gjatë 174 centimetra. Kurse, Jenkins është 33-vjeçar dhe i gjatë 175 centimetra.

    Ndryshe, meçi mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet në “Utilita Arena” në Newcastle.