1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marre, kujdes kur e përdor fjalën tradhti – kadale he burrë, “kapen keq” Nezir Kraki dhe Fisnik Ismaili

Rekomandime

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar lidhur me pamjet e dhunshme në protestën e PSD-së kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që nga 1 shtatori të paguhet taksë prej 5 eurosh për regjistrim të automjeteve.

Mirëpo, lidhur me këtë ngjarje ai ka ironizuar me partinë e Dardan Molliqajt, duke thënë se ky subjekt politik është rritur nga 4 anëtarë sa ishte, në 8 anëtarë.

- Advertisement -

E, ky postim nuk i ka pëlqyer aspak ish-anëtarit të PSD-së, Fisnik Ismaili.

Ai i ka shkruar Krakit, se për këtë postim duhet që t’i vije marre pasi që është, një“njeri që ia rrehë vetes profesor në Francë”.

“Koxha marre ish dashtë me të ardhë, për me e përqeshë një grupim që e ushtron të drejtën e vetë me u shprehë, e me protestue (me a pa të drejtë), e mos me e thanë nji fjalë për dhunën joproporcionale, të cilën ti, si njeri që ia rrehë vetes profesor në Francë, NË ASNJË MËNYRË s’guxon me e arsyetue! KURRË!”, shkruan mes tjerash Ismaili.

- Advertisement -

Ndërsa, Kraki si përgjigje ka thënë se edhe profesorët nganjëherë kanë të drejtë të ironizojnë.

Ja komentet e përplasjes:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit