16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kush është avokati i Hashim Thaçit? Njeriu që fitoi thuajse të gjitha proceset ku mori pjesë

Rekomandime

David Hooper, është avokati kryesor në rastin e ish-drejtorit politik të UÇK’së, Hashim Thaçi, i cili është duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë për kr.ime Iufte.

Hoper ka fituar të gjitha çështjet e rëndësishme të profileve të larta të akuzuar për kr.imi të ndryshme.

- Advertisement -

Ish-presidenti Thaçi do të ketë mbrojtje shumë profesionale dhe shumë të suksesshme në raste të ngjashme ku në qendër të akuzave janë kr.imet e Iuftës.

David Hooper është avokat britanik që ka bërë punë të jashtëzakonshme në të kaluarën, ai është i njohur kryesisht me çështje serioze penale dhe ekstradim, por fusha e tij kryesore e praktikës gjatë 20 viteve të fundit ka qenë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare me përvojë të gjerë, duke përfaqësuar të akuzuarit para Tribunaleve dhe Gjykatave Ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

David Hooper

Hooper ishte avokat kryesor i mbrojtjes në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën (ICTR) në rastin e Andre Rwamakuba, ministër në Qeverinë e Ruandës në vitin 1994, dhe më vonë për At Nsengimana, një prift katolik i akuzuar për gjenocid.

- Advertisement -

Të dy këta u shpallën të pafajshëm nën mbrojtjen e Hooper.

Që nga viti 2007, David Hooper ka qenë në krye të çështjeve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, në Hagë, së pari si avokat në çështjen DRC të Germain Katanga, së dyti, çështja e dhu.nës zgjedhore në Kenia e William Ruto, i cili ishte nënkryetar i Kenisë, çështja përfundoj në vitin 2016 për mungesë të provave.

- Advertisement -

Ai ka ligjëruar gjerësisht mbi çështjet e së Drejtës Penale Ndërkombëtare (ICL) dhe ishte Presidenti i parë i Shoqatës së Avokatëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Hooper ka diplomuar në Universitetin e Kentit në Caterbury, si dhe rangohet si një ndër avokatët më të mirë për çështje kr.iminale nga Chambers and Partners 2021.

Pjesë e ekipit të avokatëve të Thaçit është edhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Kr.imeve të Iuftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

Vlen të theksohet se, pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati kosovar, Dastid Pallas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit