1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marrëveshja e fshehtë Kosovë – Serbi, hesht Presidenca

Rekomandime

Ish-zyrtari i departamentit të Shtetit Amerikan, James Hooper ka disa ditë që ka paralajmëruar se çështja e kufijve ende nuk është hequr nga tavolina e diskutimit, në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai madje ka thënë se marrëveshja veç se është arritur e po mbahet e fshehtë nga presidenti i Kosovës e Serbisë. Për këto deklarime, nëpunësit e Hashim Thaçit, kanë zgjedhur heshtjen.

- Advertisement -

Ish-zyrtari amerikan, James Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për fazën e fundit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa u shpreh se vështirësia është te zbatimi i saj. Hooper tha se nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të dy vendeve, pa u prekur territoret.

Sipas tij, tashmë Kosova dhe Serbia vetëm se kanë arritur një marrëveshje e një gjë e tillë ka ndodhur në nivel të presidentëve.

“Unë në fakt mendoj se shumë nga detajet dolën, disa prej tyre edhe të pasakta. Dhe kosovarët kurrë nuk patën shansin të votojnë për këtë marrëveshje, të vendosnin për këtë marrëveshje.

- Advertisement -

Nuk ka pse të përsërisim gjithë historinë e asaj që ndodhi. Por unë mendoj se presidenti Thaçi kishte rënë dakord që dialogu të rifillonte pa kushte.

Dhe unë mendoj se ishte një veprim shumë i arsyeshëm për të ecur përpara, që të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse nëse nuk lëvizin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ekziston rreziku që dritarja e mundësisë të mbyllet dhe, nëse kjo ndodh, nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për një kohë të pacaktuar”, thotë ai, derisa shton tutje se mbetet mister a ka pasur marrëveshje apo jo, për sa kohë që zyrtarisht nuk janë dhënë ende detaje për këtë temë.

- Advertisement -

Hooper deklaron se marrëveshja e territoreve tashmë është negociuar dhe ekziston pasi që palët, dy presidentët, tashmë kanë rënë dakord.

“Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Realiteti është se kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk e di se si Albin Kurti do të reagojë për një gjë të tillë si kryeministër.

E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial”, ka thënë ai.

Megjithatë, drejt këtyre deklaratave për shkëmbimin me territore kanë zgjedhur që të heshtin në presidencë.

Ka disa ditë që media ka kërkuar sqarime dhe përgjigjje ndaj atyre që tha Hooper mirëpo, nëpunësit e presidentit Hashim Thaçi kanë zgjedhur heshtjen.

Hashim Thaçi ka proklamuar për një kohë të gjatë shkëmbimin me territore, si kompromis për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës e Serbisë. Për këtë ishte mbështetur edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit