-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Marrin fund dyshimet, del rezultati i testit të DR0GËS së këngëtarit të grupit “Maneskin”

Rekomandime

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, ka rezultuar negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

- Advertisement -

Pas fitores së tyre në rrjete sociale qarkulloi një video ku Damiano përkulej mbi tavolinë dhe të gjithë dyshuan se ai kishte marrë kokainë.

Mirëpo këto dyshime janë hedhur poshtë një herë e mirë pas rezultateve të sotme.

“Pas akuzave për përdorim DR0GE në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion. Gjithashtu këngëtari i grupit Maneskin mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga EBU”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatorëve të festivalit europian.

- Advertisement -

Në fakt edhe vetë këngëtari e mohoi të kishte pirë kokainë gjatë një konference për shtyp menjëherë pas fitores.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor DR0GË, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano, pasi u pyet nga gazetarët në sallë nëse kishte bërë diçka të tillë.

- Advertisement -

Ndërkohë sot, para dalje së rezultateve, ministri francez për Europën, Clement Beaune, kërkoi transparencë për këtë rast dhe madje skualifikim të grupit.

“Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve”, u shpreh ministri francez, i cili ishte dhe vetë i pranishëm në “Eurovision”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit