10.1 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Reagon PDK: Vaksinat që vijnë sot janë lëmoshë, shteti ynë është sinonim i dështimit ndaj pandemisë

Rekomandime

Reagon PDK: Vaksinat që vijnë sot janë lëmoshë, shteti ynë është sinonim i dështimit ndaj pandemisë

- Advertisement -

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se vendi ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të Iuftës ndaj pandemisë.

Bytyçi shkruan se vaksinat që do vinë sot janë lëmoshë për vendet që kanë dështuar t’i sigurojnë ato vet.

“Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak.”, shkruan Bytyçi.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

 Vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.
Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak.

- Advertisement -

26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit