2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marsi mund ta zbrazë Kosovën, rinia gati t’ia mësyjë Gjermanisë për punë

Rekomandime

Janë shumë të vegjël dhe kanë ëndrra për të jetuar në Kosovë.Madje, këta fëmijë vazhdojnë të rriten duke mos menduar se çka i pret në të ardhmen. Ata duket se mendojnë vetëm si të zbaviten.Mirëpo, në momentin që po rriten ëndrrat e tyre edhe po shuhen, shkruan FaktePlus.

Kjo për shkak se kushtet e vështira ekonomike e sociale, pamundësia për të gjetur një punë edhe pas përfundimit të studimeve po shtynë shumë të rinjtë që të ikin dhe ta braktisin Kosovën.Në mesin e tyre, është edhe Dan Sokoli një i ri nga Prishtina i cili thotë se në mundësinë e parë që do t’i jepej ai do ta braktiste vendin.

“Po menjëherë sepse kam kaluar shumë kohë me e gjet një punë këndej, mirëpo shteti nuk ma ka ofruar asnjëherë kështu që normal nëse më ofrohet mundësia në shtetet perëndimore që e vlerësojnë punën, tënde, e vlerësojnë dijen tënde, përvojën tënde, normal që shkoj. Po mendoj për të ardhmen time në mënyrë afat gjate kështu po e shoh këtë”, ka thënë ai.E, me një mars të këtij viti do të hyjë në fuqi ligji i ri për punësimin në Gjermani.

- Advertisement -

Ky ligj do të rregullojë në detaje ardhjen e emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, ku me këtë parashihen edhe lehtësira të procedurave për të marrë një vizë pune.Deri sa, shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë dita-ditës po shuhen me hyrjen në fuqi të këtij ligji ka indikacione që Kosova edhe mund të zbrazet.

E, këtë e vërteton edhe Fitim Llapashtica, një i ri tjetër nga Prishtina, i cili thotë se për shkak të rrethanave dhe kushteve të vështira do të lëshonte vendin e tij aty ku lindi e u rrit.“Po me zemër të plastë duhet me thënë, por po e kisha lëshu për shkak të rrethanave dhe kushteve që janë në Kosovë, për shkak edhe të kushteve ligjore edhe padrejtësive që bëhen në të gjitha drejtimet, kështu që me zemër të plastë e kisha lëshu edhe pse e kam drejtimin e mirë që të rri këtu, por pamundësitë për me vazhdu specializimin edhe me vazhdu ngritjen profesionale është e vështirë pa i pas ato prapavijat politike e familjare, pra nepotizmi që është në Kosovë”, ka thënë ai.Por, ka edhe të atillë që e kanë menduar ndryshe këtë gjë.Shpejtim Hajdini, deklaron se nuk do ta kishte lëshuar Kosovën , pasi që beson dhe shpreson se edhe këtu një ditë do të bëhet mirë.“Jo, nuk e kisha lëshu për arsye se të gjithë të rinjtë shkojnë jashtë dhe kur ata shkojnë jashtë t’i mundesh me pas punë këtu dhe me punu shumë më shumë me punu edhe tek e fundit pse me braktis vendin se herët apo vonë do të bëhet mirë edhe këtu”, ka pohuar ai.Ndërsa, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë për FaktePlus se hyrja në fuqi të Ligjit të ri për Punësim në Gjermani, nuk duhet të jetë rast për ta lëshuar vendin, pasi që sipas tij për punëtorët ka vend edhe në Kosovë.“Mendoj, që ky nuk do të jetë rasti sepse defintivisht për punëtorët, për ata që janë të determinuar që të punojnë dhe të avancojnë me agjendën e tyre edhe në Kosovë ka hapësirë të veprimit , e para, e dyta shumë të rinj do të shohin që edhe në vendet e BE-së, nuk është situata ashtu siç ata e imagjinojnë. Bashkimi Evropian nuk është një kopsht me lule ku çdo gjë është apriori e siguruar , edhe atje duhet të punohet, duhet të studiohet, duhet të jetohet’, ka thënë ai.Por, nuk ka mohuar faktin që me hyrjen në fuqi të këtij ligji e sidomos në muajt e parë do të ketë lëvizje dhe kjo do të jetë evidente.“Nuk po e them krejtësisht se nuk do të ketë një lëvizje mbase në muajt e parë kjo do të jetë evidente siç ka qenë edhe rasti me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor por besoj që me muaj, me kalimin e kohës kjo do të stabilizohet dhe ata qytetarë do të kthehen do të punojnë në Kosovë, të tjerët të cilët do të tregohen të suksesshëm në Bashkimin Evropian do të themelojnë bizneset e tyre në Kosovë. Të gjitha këto mendoj se do të kenë efekt pozitiv për Kosovën, madje efekt shumë dimensional”, ka thënë Hoti, për FaktePlus.Dy ditë më parë Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të fillojnë procedurat për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani, pasi kjo procedurë merr disa muaj kohë dhe pa njohjen zyrtare të diplomës, nuk mund të bëhet termini në Ambasadë.Po ashtu, nga 1 marsi e tutje procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në
Prishtinë./FaktePlus

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit