17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Martesa e dështuar VV-LDK solli në jetë një Qeveri antikushtetuese

Rekomandime

Që para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kishin shprehur vullnetin, që të ishin partnerë në koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Por, çështja e presidentit, të cilën e vendosi në tavolinë LDK-ja, bëri që marrëveshja të mos arrihej menjëherë.

- Advertisement -

Pas tre muajsh negociata, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës harmonizuan programin dhe bën ndarjen e pushtetit më 2 shkurt, shkruan IndeksOnline.

Në krye me liderin e LVV-së, Albin Kurti, u formua Qeveria e re e Republikës së Kosovës, më 3 shkurt. Por ky post, Kurtit nuk i zgjati shumë.

Ishte pikërisht virusi vdekjeprurës, Covid-19, i cili acaroi marrëdhëniet midis LDK-së dhe LVV-së. Një muaj pasi Kurti mori pushtetin, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli Covidin-19 pandemi, ndërsa shumë shtete shpallen edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Kjo e fundit bëri që Kurti të shkarkonte ministrin e Punëve të Brendshme nga LDK-ja, Agim Veliun, i cili doli kundër idesë së kryeministrit.

Përderisa ish-presidenti Hashim Thaçi insistonte se duhej shpallur gjendja e jashtëzakonshme, një gjë të tillë nuk e mbështeste kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Por Thaçi gjeti mbështetje te LDK-ja, saktësisht te Veliu, ku edhe filloi çarja e shpejtë e koalicionit. Si kundërpërgjigje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj LVV-së, pasi shkarkoi Veliun se nuk ishte në një vijë me kryeministrin rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin, inicoi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Menjëherë pas këtij veprimi “boomerang”-u i radhës së LVV-së ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit të atëhershëm nga LDK-ja, Avdullah Hoti.

Pas përplasjes së parterëve, në seancën e Kuvendit për votimin e mocion mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit, votuan 82 deputetë pro, 32 kundër dhe një abstenim.

Kështu, Qeveria e Kurtit, ishte Qeveria më jetëshkurtër që nga paslufta në pushtet, me vetëm 50 ditë punë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas zhvillimeve politike pas një muaji ftoi në një takim partitë politike për formimin e Qeverisë së re. Thaçi më 30 prill e ka dekretuar zyrtarisht Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të Kosovës.

Pas këtij vendimi, Lidhja Demokratike e Kosovës hyri në bisedime me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe partitë e pakicave për t’i bërë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re.

Më 3 qershor, Parlamenti e miratoi me 61 vota përbërjen e Qeverisë së re.

Kabineti i ri mori minumunim e votave dhe kjo u bë e mundur pas negociatave të orëve të fundit.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili kishte paralajmëruar votën kundër tha se ndërroi mendje pas bisedave me presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Por diskutabile ishte edhe vota e deputetit Etem Arifi, ku LVV-ja vlerësoi se vota e këtij të fundit, i dënuar me burgim efektiv për korrupsion, ishte e pavlefshme në kohën kur e dha atë për Qeverinë e Hotit.

Por, ashtu si ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti vota e Arifit, në fund doli të jetë votë “sherri”.

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit Etem Arifi, ku tha se vota e tij ishte e pavlefshme.

Kështu, vendi u dërgua në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Qeveria e Hotit qëndroi në pushtet 202 ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit