Mbrëmë (e shtunë) është martuar djali i këngëtarit të njohur shqiptar, Afrim Muçiqi, Alban Muçiqi.
Futbollisti i njohur i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzur dashurinë shumëvjeçare me martesë me një vajzë nga Podujeva.
Të njëjtit organizuan një ceremoni madhështore në një nga restoret luksoze, gjersa për atmosferën u përkujdes vet Afrimi në bashkëpunim me këngëtarin nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi-Xeni.
Albani përndryshe është portier prej vitesh në FC Prishtina, i cili njëherësh shquhet për performancat e tij të suksesshme në të gjitha ndeshjet që ka luajtur ky klub.
Afrimi në anën tjetër është baba i katër fëmijëve, gjersa është i martuar me këngëtaren Halime Mani.
Foto: Facebook
Artisti këtë verë po vazhdon të jetë aktiv dhe tejet i angazhuar me mbrëmje e ahengje muzikore.