3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Martohet kryeministrja më e bukur në botë me ish futbollistin e njohur

Rekomandime

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin u martua me ish-futbollistin Markus Räikkönen, me të cilin kishte qenë në një lidhje për 16 vjet. Një deklaratë nga qeveria finlandeze thotë se ceremonia e martesës së çiftit u mbajt të shtunën mbrëma në rezidencën e kryeministres.

- Advertisement -

Kryeministrja e Finlandës ndau vetëm një foto nga dasma në llogarinë e saj personale në Instagram. Marin, 34 vjeçe, e cila mori detyrën në dhjetor 2019, u bë kryeministrja më e re në vend.

Lexo Edhe:Policia përzë pushuesit nga Batllava, ka të atillë që nuk besojnë në ekzistencën e virusit

Marin ka përparuar me shpejtësi, në vetëm shtatë vjet, nga një politikane lokale në majën e politikës finlandeze. Ajo filloi ngjitjen e saj në moshën 27 vjeçe, kur hyri në Këshillin Bashkiak në qytetin e saj të lindjes, Tampere. Ajo më pas kryesoi Këshillin Bashkiak qysh në vitin 2013 dhe e drejtoi atë për katër vjet të plotë, duke u rizgjedhur në 2017.

- Advertisement -

Së bashku me karrierën e saj politike në nivelin lokal, ajo u ngjit në shkallët brenda partisë dhe në nivelin kombëtar. Ajo u zgjodh nënkryetare e Partisë Socialdemokrate (SDP) në 2014. Ajo hyri në parlament për herë të parë në 2015, dhe u rizgjodh katër vjet më vonë.

Në qershor të vitit të kaluar, ajo u bë Ministre e Transportit, dhe në fund të vitit u bë kryeministrja e vendit të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit