12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Pafytyrësi t’i kërkohet LDK’së që ta votojë Vjosa Osmanin, ajo ua përgjysmoi votat”

Rekomandime

Një nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Milazim Krasniqi ka thënë që është pafytyrësi që t’i kërkohet kësaj partie që ta votojë një person që ka dal nga partia.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, kërkesa që të votohet Vjosa Osmani për presidente është naivitet dhe pafytyrësi.

“T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK”, jka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ndërsa në një postim tjetër në po këtë rrjet social, Krasniqi ka thënë se LDK-ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin nëse e njëjta zotohet solemnisht se nuk do ta përkrahë zhvillimin e listës së saj në një parti politike.

- Advertisement -

“LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin, nëse ajo zotohet solemnisht se nuk do ta përkrahë zhvillimin e listës së saj në një parti politike. Në atë rast nuk paraqet problem nëse deputetët e saj të tashëm shkrihen në LVV. Votuesit nuk do të shkriheshin”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit