16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Masat e reja, pritet të ndryshohen edhe rregullat për hyrje në Kosovë

Rekomandime

Nga dita e shtunë do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat pritet të miratohen paraprakisht nga Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së sotme.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masa shtrënguese, për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve pozitive me koronavirus, gjatë ditëve të fundit.

- Advertisement -

Përveç shkurtimit të orarit të gastronomisë që nga nesër do të jetë deri në orën 21:00 dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes, në orën 22:00, masa shtrënguese do të ketë edhe për shtetasit e vendeve tjera që do të hyjnë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Fatik Hoti.

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online”, ka deklaruar Hoti për KosovaPress.

Kthehet ora policore, gastronomia punon deri në 21:00 – konfirmohen masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit