9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mashtrimi me bileta, mërgimtari mbetet pa u kthyer në Gjermani: Pagoi biletën por i rezultoi se nuk kishte vend në aeroplan

Rekomandime

Një kosovari i cili jeton në Gjermani i ka dalë problem gjatë kohës sa po kthehej mbrapa pasi kishte kryer pushimet në Kosovë. Atij nuk i është pranuar bileta për t’u kthyer përsëri në Gjermani. E kjo sipas mikut të tij, Lulzim Hajdaraj, i cili i kishte rezervuar e blerë biletat, është bërë për përfitime personale të dikujt, duke qenë se sipas tij ka rënë pre e mashtrimit me bileta.

Lulzim Hajdaraj ka rrëfyer për Gazetën Online Reporteri.net gjithë ngjarjen me të cilën është ballafaquar dhëndri i tij mëngjesin e së mërkurës, derisa bashkë me të dhe një familjar tjetër po udhëtonin për në Gjermani përmes Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

- Advertisement -

Hajdaraj ka thënë se dyshon se një person që punon për kompaninë e fluturimeve e cila ua ka shitur biletat e ka bërë manipulimin. Thotë se biletën e ka rezervuar dhe paguar permes kompanisë Eurowings.

Pretendon se biletat i ka rezervuar dhe paguar të martën, për të, vëllain dhe dhëndrin. Të tre për të udhëtuar për në Gjermani.

Këto bileta ai i kishte paguar 154,99 euro për person.

- Advertisement -

Mirëpo, të nesërmen, kur ndodheshin në aeroport, sipas tij, duke e bërë check-in para fluturimit, ata u njoftuan se nuk ka biletë dhe vend në aeroplan për dhëndrin e tij, N.H.

“Dy jemi vëllazën, tjetri osht dhandrri jonë. Fillimisht na kem tu prit në ren për me hy në Check-in, duke u afru, ne ishim të fundit, ishin edhe 4-5 vetë. Në njërën pjesë kem na tre. Zakonisht një person rrin mas shpinës së tyne, nëse kanë naj problem. Qaj përmas shpines të tyne boni diçka edhe i pruni do individë edhe i shtini. Qajo qika që ke në krahun e djathtë, i tham çka je tu ba. Na nuk e ditëm çka bani, se se pamë saktësisht çka bani, po e murrem vesh masanej kur i dham pasoshat tona, Check-in tonë në anën e djathtë, ai djali tha nuk ka ven për tan. Une i thash biletat i kemi nxjerr, trijat përniher, e kom bo edhe Check-in online. Qysh s’ka ven?! Njo duhet me nejt tha”, tha Hajdaraj për Gazetën Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Hajdaraj shton se për këtë arsye, nisja e aeroplanit është bërë me vonesë, diku pas 13-15 minutash.

Tutje, ai për Gazetën Online Reporteri.net tha se ka tentuar të marrë edhe ndihmën e Policisë, por që përgjigja e njërit prej tyre ka qenë se “unë nuk ta kom shit biletën”.

“Ai personi që e bani qat manipulimin pretendojke se nuk është i Eurowings, edhe pse e kish në qafë atë bexhin e Eurowingsit. Tha une nuk punoj ne Eurowings. Pas krejt asaj tollovie, tani kom shku une nalt me kërku ndihmë, me marr policinë, një polic m’tha shko zgjedhe problemin me ta, se tha une nuk ta kom shit biletën”, tha Hajdaraj.

Këtë përgjigje të Policisë, Hajdaraj e quajti si “sjellje shumë e ligë dhe e pasjellshme”.

“Tani edhe njo prej sigurimit të Aeroportit që osht te dera, kur i kërkova ndihmë mas pari i thash me m’qu te Policia, se thash përndryshe duhet me zgjedh Policia ose e zgjedhim edhe vetë. I thash se kam atë problem. Tha mos u ngut me i than këto fjalë, tha për sa osht Policia këtu, lajmëro ma mirë rastin. Edhe unë e bona ata, shkova te Policia edhe policit as që i interesoj bile se ai ish tu fol me mu tani as nuk e kryjti e kapi e thirri dikush në telefon edhe iu përgjigj në telefon edhe eci bile, m’injoroj komplet. Unë tu shku atje nalt sa hipa në ashensor të parë, u takova me një polic, ish kan tu ardh te poshtë, edhe i thash a je në detyrë hala, tha po çka muj me bo për ty, i tregova, tha unë s’ta kom shit biletën tha shko sqarohu me agjensinë. Po unë i thashë që ai po manipulon edhe në atë moment e thirri dikush në telefon, e qeli telefonin edhe as që u merr me mu bile, unë shkova përmas tij deri poshtë, ai vazhdoi me telefon në dorë, unë sun e njeku policin me telefon në dorë kur e din që rasti osht i hapur, ai tha sqaroj me ta edhe eci më injoroj”, tha Hajdaraj.

Potencoi se ka folur edhe me personin që rrinte në zyrën që ai pretendon se eshte e avio-kompanisë ‘Eurowings’, që ndodhet në aeroport, por që i njëjti sipas tij i ka thënë se nuk punon për këtë kompani.

“U ktheva prapë unë poshtë me shku te personi që u ba se Check-ini u mbyll aty, ai ish shku te roja i Eurowings ish hi mrena, edhe shkum na i tham qysh ka mundsi me ndodh kjo, ti duhet me sqaru rastin thash une nuk punoj për ta, edhe pse ish në buro të tyne i ulun, edhe tha se mu nuk m’pagun Eurowingsi, tha une nuk punoj për ta, tha ata ta kan shit ni biletë ma shumë se sa osht dasht. Na me këmbngulje i thojshim se s’ka mundësi se ato jon në sistem.. nuk ka mundësi në sistem, nëse jepen 50 bileta a 100 bileta qaj sistem osht, nuk munden me shit ma shumë se 100 bileta. Ti mundesh dikon tjeter me bo budall po mu nuk s’mun m’bon”, tha ai.

Hajdaraj theksoi se pasi ai dhe vëllau i tij kanë hipur në Aeroplan, stjuardesa e ka këshilluar që ta raportojë rastin edhe në Gjermani.

“Në aeroplan bisedova me një stjuardesë, qeshtu qeshtu ka ndodh rasti, qysh ka mundësi ju si agjensi me ba kta, kjo tha jo nuk ndodh prej neve po tha ka ndodh prej stafit atje në Kosovë, tha munet me kan që munet najkush tjetër, po tha e kan bo ata se këto sene nuk ka mundësi me ndodh në realitet. Edhe bile ajo këmbnguli gjithqysh tha ju lutem raportone rastin se si s’po i raportoni ju kto, tha kto gjana po vazhdojnë hala, bile tha ka mundësi që edhe Eurowingsi me e mbyll komplet linjën Kosovë-Gjermani vetëm për shkak të qityne dallavereve e manipulimeve”, tha Hajdaraj.

Hajdaraj ka thënë se atë ditë, dhëndërit të tij N.H. i është ofruar një biletë tjetër për ta blerë, por jo që i kanë ofruar ndonjë zgjidhje.

“Ata atë ditë nuk i kan ofru zgjidhje ose naj biletë tjetër, përveç se njo me ble ekstra dmth 210 euro ose 290 nuk e di, nuk jom shumë i sigurt, një drejtimëshe. Ma shumë ata nuk i kan ofru, na kemi bisedu edhe atë ditë me kompaninë masi që ka ndodh problemi, ata na kan than që duhet me shqyrtu edhe niher se çka ka ndodh. Kur kam ardh në Gjermani, unë edhe njëherë i kam thirr, më kan than me bo me shkrim për arsye se po tingëllon shumë e komplikume për ta se bileta u kan e rezervume edhe Check-in e kom bo online, dmth nuk ka pas arsye për çka personin mos me lan me hyp në avion. Vetofrimi i qasaj biletës që ia kan ofru për ni çmim ma të nalt 210/290 euro, spo e di tash saktësisht sa m’kan than, po të bon me mendu që ata i bojnë kto ekstra, dikujt ja hupin biletën, tjetrit ja shesin vjen avioni tjetër, e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Ai potencoi se këtë problem nuk do ta lejojnë të kalojë “veç hajt”.

“Ne këtë problem nuk kemi me lan veç hajt qashtu me pushu, se nuk osht n’pytje vetëm parja po osht në pytje se çka ata kan bo me neve, edhe njo prej bisedave që e pata me një të personelit të Eurowings në avion, më tha se kjo gja nuk osht e re në Prishtinë, këto gjana ndodhin shpesh. Edhe tha se, mos gabofsha, ne paqa kuptu mirë, që kompania osht edhe tu e shqyrtu mundësinë me e ndërpre komplet fluturimin për në Prishtinë vetëm shkaku i këtyre problemeve që shumë shpesh po ndodh që njerëzit po i shesin biletat e gatshme edhe masnej po kan problem me njerëzit”, shtoi ai.

Hajdaraj tha se “kjo duhet me u nal, për arsye shumë të mëdhaja, njerëzit bojn plane, kan me u kthy në punë, kan termine e kështu me radhë”.

Hajdaraj ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në ditët në vazhdim do të interesohet për këtë punë dhe ta raportoj rastin në Gjermani.

Gazeta Reporteri.net ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Gara ka thënë se nuk është në dijeni për këtë rast, por ka shtuar se udhëtari gjithmonë duhet ta paraqesë ankesën e tij në zyrën e ankesave.

“Udhëtari fillimisht duhet ta paraqesë ankesën e tij përmes kanaleve zyrtare tek zyrja e ankesave te ne. Edhe pastaj pas rishikimit të rastit ne mundemi me e dhanë një përgjigje zyrtare. Qytetari ish dasht vetëm me pyt dikë ku mundem me u anku se jam i pakënaqur me shërbimin dhe krejt e kishin drejtu tek une. Këtë e kemi standard”, ka thënë Gara për Reporteri.net.

Tutje, ajo ka shtuar se “pa pas diçka që ka qenë pengesë që ai me udhëtu, nuk mundet kërrkush me ndalë ashtu krye në veti”.

E njëjta ka theksuar se ekziston mundësia se kur ka numër më të lartë të rezervimeve e ulëse më pak në aeroplan, udhëtarëve iu ofrohen mundësi të ndryshme.

“Kur kan fluturime overbooked, kanë rezervu ma shumë edhe aeroplani ka ulëse më pak, ata që nuk hipin në aeroplan ia ofrojnë mundësinë e hotelit, jau ofrojnë mundësinë për me jau shty biletën për aeroplanin e radhës. Po këto krejt informacione ia sqarojnë edhe udhëtari nuk ka shanc me u nervozu”, ka shtuar Gara.

Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të bisedojë edhe me “Eurokohën”, përfaqësuesit e “Eurowings” në Kosovë, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit