-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mashtruan mbi njëmijë shtetas të huaj, nisin hetimet për numrin e bizneseve Call Center

Rekomandime

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bilancin e bizneseve Call Center ndaj të cilave ka nisur hetimet për akuzën e mashtrimit.

Përmes një letër-porosie, organi i akuzës u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë llogaritë dhe transaksionet në 2 vjet dhe kompanive telefonike informacioni lidhur me thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjermanë, holandezë, italianë dhe francezë.

- Advertisement -

Mbi 1 mijë shtetas të huaj janë mashtruar, ndërsa vlerat e vjedhura shkojnë deri në 500 mijë euro investime në bursën e rreme për një person.

Vlera reale shkon me miliona euro, edhe pse ende është e papërcaktuar. Lidhur me këto raste janë nisur 2 hetime, një nga SPAK dhe një tjetër nga Prokuroria e Tiranës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit