19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Mashturesit e keqpërdoruesit do të dalin në sipërfaqe si minjtë kur t’iu hyjnë uji përfundi

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar sot për vjedhjen mbi 2 milionëshe nga Thesari i Shtetit.

Ai ka thënë se mashtruesit dhe keqpërdouresit nuk do të kenë vend brenda institucioneve të shtetit.

- Advertisement -

Organet e rendit dhe të ligjit janë ka e bëjnë punën e vet, mashturesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve nuk do ta kenë të lehtë, do të dalin në sipërfaqe së shpejti si minjtë kur t’iu hyjnë uji përfundi”, është krejt çfarë tha Hoti gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

I pyetur nga mediat nëse do ta shkarkojë ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ai me përgjigjen e dhënë ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ndodhë kjo.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemet janë të mbrojtura”, tha Hoti.

- Advertisement -

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit, janë zhdukur gjatë këtij muaji.

Për këtë skandal është arrestuar një punëtor i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda i cili ka punuar qe 11 vite në Thesar, dhe dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik. Kurse pronarët e kësaj kompanie Valon Shala edhe Kadri Shala janë në arrati.

- Advertisement -

Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por që tashmë llogaritë bankare të tyre janë bllokuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit