Radio Televizioni Zviceran (Radio Television Suisse – RTS) – televizioni kombëtar me renome të madhe në mbarë Zvicrën dhe shikueshmeri shumë të lartë, ka publikuar rubrikën gjatë së cilës kanë testuar maska të modelit FFP2/N95 që gjenden në tregun e tyre.
Ndër to më e mira është zgjedhur marka nga Kosova “myfixmask®”, e cila është testuar nga një laborator prestigjioz në Fribourg.
Ky lajm është një indicie shumë e mirë për gjithë prodhimet kosovare sepse pasqyron standardet dhe kualitetin përgjatë procesit të prodhimit.
Marka “myfixmask” prodhohet ne komunën e Malishevës dhe eksportohet në gjithë tregun evropian.
Vlen të ceket që 80% e punonjësëve janë të gjinisë femërore dhe e kryejnë punën me përkushtim të lartë – fakt i cili dëshmohet edhe nga reportazhi i publikuar sot në mediat zvicerane.