9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

S’ka shumë shpresë për shmangien e luftës, SHBA-ja dërgon municion në Ukrainë

Rekomandime

Pentagoni ka thënë se kontaktet e fundit të nivelit të lartë SHBA-Rusi nuk kanë dhanë “asnjë shkak për optimizëm”, raporton AFP.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shpalosi një vlerësim të zymtë të bisedës telefonike njëorëshe të shtunën midis Joe Biden dhe Vladimir Putin.

- Advertisement -

“Sigurisht që nuk është një shenjë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Sigurisht që nuk është një shenjë se zoti Putin ka ndonjë qëllim për të de-përshkallëzuar. Dhe sigurisht që nuk është një shenjë se ai po e angazhon veten për një rrugë diplomatike përpara”, tha Kirby për “Fox News Sunday”.

“Pra, nuk na jep asnjë arsye për optimizëm”, theksoi ai.

I pyetur nëse vizita e planifikuar e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Rusi të martën është “përpjekja e fundit” për ta zgjidhur këtë situatë në mënyrë diplomatike, Kirby u përgjigj: “Nuk e di nëse do të thoja hendekun e fundit, por sigurisht ne e kuptojmë se komponenti i kohës këtu duket se po zvogëlohet dhe që na jep të gjithëve arsye për shqetësim. Por përsëri, ne e kemi thënë dhe e besojmë ende sot, ka ende kohë dhe hapësirë për një rrugë diplomatike përpara.”

- Advertisement -
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby

Ukraina ka marrë një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione me avion nga Lituania, tha të dielën ministria e mbrojtjes në Kiev, raporton Reuters.

Më herët gjatë së dielës, dy avionë të tjerë dërguan rreth 180 ton municione nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri ukrainas Oleksii Reznikov. Ukraina kishte marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime, tha ai në Twitter.

- Advertisement -

Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke e pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme antitanke amerikane dhe britanike si dhe drone turke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit