10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Matoshi i kërkon falje publike Nagavcit: Pushteti tash po krijon linçim publik ndaj meje për hakmarrje

Rekomandime

Analisti Halil Matoshi, thotë se i ka kërkuar falje publike ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi mbrëmë gjatë një debati televiziv e quajti “budallicë”.

Por s’i ka mirëpritur kritikat që sot erdhën ndaj tij nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka dënuar gjuhën e përdorur nga Matoshi dhe bëri thirrje që “njerëzve të tillë të mos u lejohet pjesëmarrja në debate televizive”.

“Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!?”, shkroi Matoshi në Facebook.

- Advertisement -

Matoshi, thotë se “pushteti politik po organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj tij për hakmarrje”.

I kërkova falje ministres – tash pushteti politik po organizon linç publik ndaj meje!

- Advertisement -

1. Gjatë një debati tensionues në Kanal 10, tue folë për shkeljen evidente të Kushtetutes së Republikës nga Ministrja e Arsimit, Zonja Nagavci, kam përdor një term të papërshtatshëm, për çka edhe aty për aty i kam kërku falje publike, pa asnji hezitim!

2.Vërtet ndihem keq si qytetar dhe opinionist dhe shpreh keqardhje, tue kërku falje, sërish, këtu dhe kurdo!

- Advertisement -

3.Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!?

Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!?

P.S.

Reagimi i Ministres së drejtësisë (dhe disa zyrtare të pushtetit) âsht selektiv, sepse asnjâna nuk e çelën gojën kur shefi i kabinetit të Kryeministrit dhe Luan Dalipi dhe diplomati Prindon Sadriu i quejtun mediat dhe gazetarët “Organizata të lidhuna me krimin e organizuar”!?

Ministrja Haxhiu në fakt âsht thirrë hapun në dhunë ndaj meje (kufizim të te drejtës së opinionit dhe lirisë së shprehjës) sepse ajo e ka në duar aparatin e dhunës dhe jo unë.

Ndërsa ndërlidhja e fjales ‘budallacicë” me thirrje për dhunë ndaj grave dhe misogjini âsht e palogjikshme dhe nonsens.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit