15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mbështetësi i Milosevicit e kundërshtari i Kosovës pëson debakël në zgjedhjet presidenciale të Francës

Rekomandime

Një kundërshtar  i madh i shtetit të Kosovës dhe i ndërhyrjeve të NATO’s, Eric Zemmour, ka pësuar debakël në zgjedhjet të cilat u mbajtën sot në Francë.

- Advertisement -

Ai mori rreth 7% duke u renditur i katërti, përqindje kjo e pa mjaftueshme për të kaluar në balotazh, i cili mbahet pas dy jave, i pari u rendit presidenti aktual Emanuel Macron, e ndjekur nga Marine Le Pen, dhe i treti Jean-Luc Melenchon.

Në raport me Kosovën ai kishte kritikuar bombardimin e ish-Jugosllavisë nga aleanca e veriut të atlantikut, kur kjo e fundit kishte bërë ndërhyrje për të ndalë gjenocidin dhe krizën humanitare të shkaktuar nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosevic.

Në janar të këtij viti kur Rusia e kishte rrethuar Ukrainën dhe e mbante nën kërcnim permanent Ukrainën, Zemmour kishte mbrojtur Putinin, dhe kishte hedhë kritika mbi NATO’n, madje në media e kishte fajësuar këtë organizatë se ishte e para që kishte hapur kutinë e Pandorës, kur kishte bomdarduar Jugosllavinë më 1999.

- Advertisement -

Sipas tij, mediat në perëndim aso kohë nuk e bënin të madhe ndërhyrjen e NATO’s.

Më tutje, Zammour, në intervista publike kishte thënë se Rusia është duke e rivendosur parimin e paprekshmërisë së kufijve në kontinentin e vjetër, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

“Ekziston një parim i paprekshmërisë së kufijve. Por nuk është Rusia ajo që hapi kutinë e Pandorës. Është NATO-ja që e bëri këtë në Kosovë. Në atë kohë, mediat perëndimore nuk thanë asgjë”, kishte thënë Zemmour.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit