-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbi 100 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë në katër ditët e fundit

Rekomandime

Katër ditët e fundit të prillit kanë shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm nga 27 prilli e deri më 30 prill, në vend janë shëruar 105 persona.

- Advertisement -

Në të katër ditët rresht, duke nisur nga e hëna e 27 prillit, numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja pozitive. Përderisa u regjistruan 105 të shëruar, në këto katër ditë numri total i rasteve të reja pozitive ishte 43.

Ditën e hënë u regjistruan 35 raste të shëruara, ndërsa ishin 17 raste të reja me Covid-19. Një ditë më pas, u regjistruan si të shëruar edhe 31 persona të tjerë, ndërsa 10 raste ishin pozitive. E mërkura e 29 prillit pati bilanc më të përafërt – atë ditë u shëruan 17 persona e u regjistruan nëntë raste të reja pozitive. Më 30 prill, në Kosovë u regjistruan 22 të shëruar e ishin vetëm shtatë raste pozitive me koronavirus.

Në total, në Kosovë deri tash janë regjistruar 806 raste me infeksion, ndërsa numri i të shëruarve, pas përfundimit të muajit prill është 271 – kjo përkthehet në 33 për qind të totalit. 22 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

- Advertisement -

Nga 4 maji në Kosovë pritet të nisë lehtësimi i masave. Ministria e Shëndetësisë ka paraparë tri faza lehtësimi, me të fundit që nis më 1 qershor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit