6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mbi 300 mijë ukrainas u kthyen në atdhe për ta Iuftuar ushtrinë e Rusisë

Rekomandime

Rreth 320 mijë ukrainas nga e mbarë bota janë kthyer në atdheun e tyre për të luftuar kundër agresionit të tmerrshëm rus mbi këtë vend.

Lajmin e bëri të ditur Roja Kufitare Shtetërore e këtij vendi, ndërsa javëve të fundit është shtuar fluksi i qytetarëve që kthehen për të luftuar në Ukrainë.

- Advertisement -

Shumica e tyre që kthehen janë burra, përfshi këtu edhe të rinjtë adoleshentë.

Agresioni rus mbi këtë vend filloi para 23 dite, nga ku deri më tani rreth tre milionë refugjatë ukrainas janë larguar nge vendi, shumica e tyre në drejtim të Polonisë, ku më pastaj do të drejtohen në vendet tjera europiane.

Luftës në Ukrainë, dhe thirrjes së presidentit Vlodymyr Zelensky, përveç diasporës së tyre, iu kanë përgjigjur edhe mijëra vullnetarë të tjerë nga e gjithë bota.

- Advertisement -

Ditë më parë edhe dy shtetas të Kosovës të cilët jetonin në Francë, ishin paraqitur si vullnetarë për të shkuar në Ukrainë, por këta të fundit ishin kthyer mbrapsht nga zyrtarët kufitarë polak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit