1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mbi 6000 persona në Kosovë në mbikqyrje: Kishin kontakte me të prekurit nga koronavirusi

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve është duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

- Advertisement -

Sipas institutit, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.004 kontakte të rasteve.

“Nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.366 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 510 me dymbëdhjetë 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.316.430 raste të COVID-19 dhe 159.168 raste të vdekjes”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se deri sot në Kosovë janë identifikuar gjithsej pesëqind e dhjetë (510), me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit