1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mbijetoi 3 ditë i vetëm në pyll, 3-vjeçari bashkohet mrekullisht me familjen

Rekomandime

Në imazhet e mëposhtme shihej momentet emocionale të ribashkimit të një nëne të dëshpëruar me djalin e saj të humbur 3-vjeçar, i cili u gjet shëndoshë e mirë pas tre ditë kërkimesh masive në një pyll në Australi.

- Advertisement -

Anthony ‘AJ’ Elfalak shihet që jepet drejt krahëve të nënës së tij Kelly, e cila thërret: “Kanë gjetur bebin tim, AJ, jam mami”.

- Advertisement -

Fëmija i guximshëm e i uritur, i cili është me autizëm dhe nuk mund të flasë, mbështillet më pas me batanije dhe përqafon nënën e tij, para se punonjësit t’i sjellin për të ngrënë pica e banane, raporton TCH.

- Advertisement -

Megjithëse kishte kaluar më shumë se 72 i ekspozuar ndaj elementëve të motit në pyll mjekët thanë se ai dukej në gjendje çuditërisht të mirë.

AJ ishte zhdukur në pyllin 200 ha, pronë e familjes së tij në Putty, 150km në veriperëndim të Sydney.

AJ ishte zhdukur të premten, për çka nëna e tij tha se i kishte humbur nga sytë “për çështje sekondash”.

“Familja jonë është përsëri bashkë. I jemi mirënjohës të gjithëve që na ndihmuan me kërkimet”, shkruante në një deklaratë familja pas episodit dramatik.

Një thirrje në radio që sinjalizonte se djali ishte parë nga helikopteri Pol Air rreth 500 metra larg shtëpisë kishte shkaktuar thirrje festimesh pranë shtëpisë, ku familjarët e shokët e AJ brohorisnin e ulërisnin të lumtur.

Ata kanë publikuar dhe momentet e para kur i vogli u pikas për herë të parë nga ajri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit