2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mbijeton mbi 10 ditë pa ngrënë nën rrënoja, ndodh mrekullia në Turqi

Rekomandime

Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Turqi, ku është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një vajzë 17-vjeçare, pas plot 248 orësh. E reja u nxor nga rrënojat e pallatit ku ajo banonte në Turqinë juglindore, në zonën e Kayabasi në qytetin e Kahramanmaras.

- Advertisement -

Aleyna Ölmez u zbulua nga ekipet e shpëtimit, të cilët teksa ishin duke pastruar rrënojat e lëna pas nga tërmeti, dëgjuan papritur një zë, duke i bërë ata që të shpejtojnë në gërmim, nga ku u zbulua se mes tyre ishte një person që ishte ende gjallë, edhe pse diçka e pabesueshme për shkak të orëve të shumta që kanë kaluar që nga rënia e tërmetit.

Ajo u transferua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. Të afërmit e vajzës, por edhe pjesëtarët e tjerë që iu bashkuan ekipeve të shpëtimit u gëzuan tej mase, por kjo nuk i frenoi ata në rinisjen e kërkimeve me shpresën se mos ka ndonjë tjetër person të gjallë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit