19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sami Lushtaku thyen akullin: Të mbështesim planin amerikan për paqen në Ballkan

Rekomandime

Sami Lushtaku, një prej anëtarëve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Lushtaku u shpreh se Kurti po mashtron popullin e Kosovës duke mohuar sakrificat dhe aleancën me miqtë e tyre të bekuar, të cilët ndihmuan për të fituar lirinë.

- Advertisement -

“Kur ne po kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet të kujtojmë se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar. Mashtrimi i Albin Kurtit ishte mohimi i kësaj sakrifice dhe kësaj aleance”, tha Lushtaku.

Sipas tij, PDK është krenar për punën e tyre në Kosovë, para 10 dhe 25 viteve. Ai theksoi se Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës së tyre me miqtë, dhe se marrëveshja e re do të kalojë për shkak të nevojës për NATO dhe hovit të zhvillimit.

Lushtaku theksoi se ata duhet të jenë prijës të lëvizjes përpara, dhe jo të ndjekin mashtruesit që përpiqen të përçajnë popullin e Kosovës duke shfrytëzuar gaz lotsjellës, zolla dhe urrejtje.

- Advertisement -

“Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë”, tha Lushtaku në fund.

Kujtojmë se Partia Demokratike fillimisht e kishte kundërshtuar Propozimin Evropian.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit