5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mblidhet LDK-ja

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sërish.Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se janë mbledhur për të diskutuar “vetëm detajet teknike për 14 mars”, kur do të mblidhet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.

- Advertisement -

Ndryshe, përmenden emrat e tre kandidatëve favorit për kryetar partie: ai i Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Kujtim Shalës.

Më 14 mars, 355 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët për kryetar.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë 355 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit, në këtë rast Isa Mustafa, mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

- Advertisement -

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit