11.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Mblidhet PDK’ja, planifikon t’i hakmerret Vetëvendosjes si opozitë

Rekomandime

Sipas njoftimit të PDK’së, në mbledhjen e sotme të Kadri Veselit me kryetarët e degëve është konstatuar se kjo parti do të jetë opozitë e fuqishme.

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuuan në fushatë zgjedhore

Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

- Advertisement -

Siç njofton PDK, në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë në opozitë.

Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfilltë, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

- Advertisement -

“Procesi i reformave të brendshme të partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës”, njofton PDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit