5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Mbret në Kroaci, në Kosovë as për njeri nuk e bëjnë hesap

Rekomandime

Fatkeqësisht nuk ka luajtur në ndonjë ligë të qarkut, ndoshta kjo e penalizon që të jetë si mbret edhe në Kosovë! E themi me ironi, sepse po të luante në ndonjë ligë të qarkut, vërtet do të ishte dikushi!

Është legjenda e futbollit Kujtim Shala! Djaloshi problematik në rini, disa herë kishte probleme edhe me regjimin jugosllavë, shkak i ngritjes së dy gishtërinjve në një ndeshje, siç ishte në Nish kundër Radniçkit! Në Zagreb është mbret apo siç e thërrasin tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys” (BBB): “E kemi mbretin tonë”.

- Advertisement -

Ditë më parë mediat kroate më të njohura pothuajse shumica, i dhanë një hapësirë goxha Kujtim Shalës, duke thur elozhe. Shala kremtoi 30 vjetorin kur kishte luajtur dhe shënuar që besa kundër rivalit më të madh dinamovit, Hajdukut të Splitit.

Shala, që kishte nisur karrierën në Lirinë e Prizrenit, që për sherr e për dreq, s’e kishte fat të luante në ligën e qarkut që ekzistonin në vitet e 80-ta, por shkoi në Partizan të Beogradit, pastaj rikthehet në Kosovë, në klubin e Prishtinës, që luante përkrah kapitenit Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit etj.

Në Prishtinë ende kujtohet kur shënoi pesë gola kundër Sarajevës dhe për fitoren 5:2. Shala, pastaj shtegtoi në Dinamo të Zagrebit në periudhën 1989 – 1991 dhe u bë idhull i BBB-së. Ai ishte edhe në takimin e rrahjes më të madhe që ndodhi në stadium, por për shkak të një lëndimit kishte mbetur jashtë fushës, Dinamo – Cërvena Zvezda. Me 13 maj 1990 rrihen tifozët BBB me Delijen e Zvezdës dhe aty edhe nis shembja e Jugosllavisë artificiale!

- Advertisement -

Nga Dinamo shkoi në Francë pikërisht në Rennes, pastaj në Stuttgarter Kickers, Chemnitzer, Fortuna Dyseldorf, VfB Leipzig dhe Manheimm. Habia është se në Zagreb ka edhe portretin me shkronja të mëdha: “E kemi mbretin tonë”, ndërsa në Kosovë pak ose fare pak e bëjnë hesap Shalën, që ka edhe një ndeshje për kombëtaren e Kroacisë kundër SHBA-së, madje në periudhën sa ekzistonte Jugosllavia. Shala një emër i madh i futbollit, në Kroaci mbret, në Kosovë s’e gëzon at epitet!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit