-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

MbuIohet aktorja që pubIikoi videon e gruas që u rrah në Pejë

Rekomandime

Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Facebook se si rrahej një e moshuar nga infermieret në Pejë, ka qenë sot e ftuar në emisionin #gjesi në T7.

- Advertisement -

Kësaj radhe paraqitja e saj ishte më ndryshe.

Aktorja zbuloi se ka vendosur të mbulohet, duke treguar se gjithmonë i ka pëlqyer gratë me mbulesë.

Madje ajo tregoi edhe momentin se si e mori vendimin për t’u mbuluar.

- Advertisement -

“Unë qe tri vite fali namaz , edhe nuk e ka ditë askush, në fakt e kanë ditë vetëm rrethi i ngushtë edhe kushdo që më ka pa duke u falë. E kam mbajte gjithmonë për vete.

Kur kam fillu me u fal kam thënë ndoshta najherë mbulohem po jo diçka të caktuar me thënë që qitash ose ndonjë periudhë të caktuar se kur me u mbulu.

- Advertisement -

Ishim në Turqi është hera e parë që po flas për këtë pjesë.

Ishim në Turqi për shfaqje.

Edhe iu thash të hanën du me u mbulu veç me ditë se si është si ndjenjë se gjithmonë më kanë pëlqyer gratë me mbulesë”, u shpreh ajo.

Tutje, aktorja tha nuk e ka problem edhe nëse nuk i ofrohet mundësia që të punojë sepse thotë se e ka arritur qetësinë shpirtërore.

“E vendosa mbulesën dhe asnjëherë më mirë nuk jam ndi.

E mbajta gjithë ditën edhe mandej gjithë ditën e kam mendu duke thënë qysh me mbajtë gjithë.

Edhe për shkak të profesionit edhe kolegtë më kanë pyet qysh. Krejt i kam mendu edhe brenda ditës edhe vendosa me u mbulu.

Më ardhke marre me hek, babi e kish brengën e profesionit, por kur i tregova të gjitha e respektoi të gjithën. Në fakt nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj sepse e kam gjet qetësinë shpirtërore”, përfundoi ajo.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit