2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Mbulohet” Duda Balje, kërkon të ndryshohet ligji për vendosjen e shamisë

Rekomandime

E veshur me shami, deputetja e Kosovës, Duda Balje ka kërkuar ndryshimin e ligjit për vendosjen e shamisë.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka kërkuar të lejohet bartja e shamisë, sikur që ka kërkuar të mos urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.

- Advertisement -

Sipas saj detyrimi ose ndalimi i mbajtjes së shamisë i privon nga e drejta për të vendosur për vete gratë myslimane.

“Ndryshoni udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014. Detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë i privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”, ka shkruar Balje në Instagram.

Balje tha se ky është aspekti filozofik i Islamit, sipas të cilit të gjitha vendimet në fe duhet të jenë produkt i vullnetit të lirë.

- Advertisement -

“Pikërisht për shkak të gjithë kësaj, dhe për sa i përket të drejtave kushtetuese dhe ligjore në vend, është e rëndësishme të dini se si të bëni një dallim në mes të drejtës absolute dhe asaj të kufizuar. E drejta absolute është një e drejtë që shteti nuk mund ta kufizojë ligjërisht në asnjë mënyrë: për shembull, e drejta për jetën; liria e mendimit, liria e besimit dhe e fesë. E drejta/liria e kufizuar” është një e drejtë që shteti mund ta kufizojë”, ka vazhduar ajo.

Sipas saj nuk ekziston ligj në Kosovë që kufizon lirinë e vajzave dhe grave myslimane për të shprehur besimin e tyre përmes veshjes modeste, mbajtjes së shamisë.

- Advertisement -

“Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti”, ka shtuar deputetja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DudaBalje (@duda.balje)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit