11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Mbyllet pika kufitare Kosovë-Shqipëri

Rekomandime

Pikat kufitare me Shqipërinë janë mbyllur sot në orën 6.00.

- Advertisement -

Me vendim të Qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pikat do të jetë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.

Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

- Advertisement -

Lajmi është konfirmuar edhe përmes telefonit dhe postës elektronike.

Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa një ka humbur jetën si pasojë e tij.

- Advertisement -

Qeveria në krye me Edi Ramën ka marrë po ashtu masa tjera, duke ndaluar qarkullimin edhe Brenda vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit