Kosova është duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi në “Fadil Vokrri”
Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Malit të Zi që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
‘Dardanët’ kanë dominuar në tërsi 45 minutat në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke kirjuar edhe shumë mundësi tjetër ta mira shënimi.
Amir Rrahmani në minutën e 10-të dhe Vedat Muriqi në atë të 35-të, shënuan për rezultatin 2-0 të Kosovës, që po dhuron spektakël për mijëra tifozë në “Fadil Vokrri”.
Rashica, Muriqi, Hadergjonaj – kishin edhe disa raste të tjera shënimi në pjesën e parë, por pa arritur të tundin rrjetën.