22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Mbytet edhe një kosovare në plazhin e Shëngjinit

Rekomandime

Edhe një kosovare ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Viktima e 6-të në plazhet e detit shqiptar , që ndodhi dje, ishte pushuesja nga Podujeva e identifikuar me inicialet Sh.L.

Kjo është viktima e katërt nga Kosova. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Nuk dihen akoma detaje të reja në lidhje me mbytjen e turistes. Ajo është viktima e gjashtë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë.

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit 5 ditë më parë, ku vëllai i tij e pa gjithë skenën nga bregu dhe nuk mundi që ta shpëtonte.

Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit.

- Advertisement -

Më herët kanë ndërruar jetë tre pushues kosovarë, një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit, një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit