3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Më 18 maj hapen baret, këto janë rregullat për të pirë kafen

Rekomandime

Baret dhe restorantet do të hapen nga data 18 Maj duke ofruar shërbimin vetëm në ambjent të hapur. Pas rreth dy muajsh qytetarët do të kenë mundësi të ulen në lokale për të pirë kafe ose për të konsumuar ushqime në restorate. Por situata nuk do të jetë si më parë pasi edhe ky sektor do t’i nënshtrohet rregullave strikte.

- Advertisement -

Sipas protokollit të masave të publikuar në e-albania baret dhe restorantet duhet të kenë në hyrje dezinfektues duarsh me sasi alkooli jo më pak se 60%. Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë.

Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Rekomandohet pagesa me kartë krediti dhe jo cash. Për të ruajtur distancimin fizik me klientët baret duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.

Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1 metër larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metrash.

- Advertisement -

Subjektet do të lejohen të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00-17:30.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit