19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ja tre kandidatët e mundshëm që po përfliten nga LDK, për kryetar të Prishtinës (emrat)

Rekomandime

Dardan Sejdiu, Alban Zogaj e Korab Sejdiu po përfliten si kandidaturat e mundshme për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.”Po përfliten disa emra për kandidat për kryetar të Prishtinës.

- Advertisement -

Por, Alban Zogaj, Dardan Sejdiu e Korab Sejdiu po përfliten si kandidatët më të mundshëm”, tha ky burim i Gazeta Blic, duke shtuar se mund të ketë edhe emër “befasi”.

Megjithatë, ky burim saktëson se ende nuk është definitive se kush mund të jetë kandidati për kryetar të Prishtinës dhe se për këtë vendosin organet e partisë.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Dardan Sejdiun për ta pyetur më gjerësisht,nëse ai pritet të kandidojë për kryetar të Prishtinës, por i njëjti ka preferuar të mos komentojë asgjë.“S’kam koment”, tha shkurt Sejdiu.

- Advertisement -

Ndërkaq, kontakti ka qenë i pamundur me Korab Sejdiun e Alban Zogajn.Por kur pritet të shpallet kanidatura për kryetar të Prishtinës dhe ato në nivel të komunave, nga Lidhja Demokratike e Kosovës?

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për “Gazeta Blic” se nominimet për kryetar komunash pritet të bëhen në fazën e dytë të takimeve që do të bëhen me strukturat e LDK-së në terren.

- Advertisement -

“Ne jemi në terren duke i kontaktuar strukturat dhe anëtarsinë tonë. Besoj që për disa ditë do të mbyllet cikli i parë i kontakteve.

Synojmë që në fazën e dytë të vizitave dhe takimeve që do të ketë lidershipi i LDK-së duke përfshirë edhe Kryetarin e saj, do të fillojmë me nominimet e para për kryetar komunash dhe listën për Kuvend Komunal” tha Haziri për Gazeta BlicI vetmi subjekt politik që ka shpallur deri tani kandidaturën për kryetar të Prishtinës është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK).

Njohësi i çështjeve politike, Dorajet Imeri, duke komentuar kandidaturën e Daut Haradinjat, thotë se ajo është bërë publike shumë shpejt për shkak të rezultatit të dobët që kjo parti pati në zgjedhjet e përgjithshme dhe kjo e ka detyruar që t’i shoh me seriozitet të lartë zgjedhjet lokale.

“AAK, në zgjedhjet qëndrore qe sapo kemi lene pas, ka marë një rezultat të dobet, ç’ka e ka detyruar këtë parti që t’i shoh me seriozitet të larte zgjedhjet lokale, prandaj ka nisur një plan politik te kthimit te figurave kryesore të partisë në deget lokale si një përpjekje për t’iu kushtuar vemendje më të madhe.

Kjo, në anën tjeter është edhe tregues se kjo parti nuk ka arritur të prodhojë struktura politike te reja, të gatshme për zgjedhje.

Duke e ditur numrin e madh të votuesve në Prishtinë, angazhimi z. Haradinajt, shihet si nje veprim, syminimi i se cilës eshte ruajta e një kontigjenti votash, që potencialisht të mund të jetë pjesë e pushtetit lokal në Prishtinë

”Imeri parashikon një garë të fortë për kryeqytetin mes subjekte politike në vend.

“Gara per Prishtinën, është gara me e madhe në zgjedhjet lokale, partitë ende nuk i kanë paraqitur kandidaturat e tyre për të parin e kryeqytetit.

Favorite është VV, bazuar në zgjedhjet e fundit, por varet edhe nga anagzhimi i saj dhe nga kunderkandidatet” tha Imeri për Gazeta Blic.

Kosova në muajin tetor pritet t’u drejtohet sërish kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit lokalë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të mbajtura në shkurt të po këtij viti. /Gazeta Blic/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit