22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Pas vizitës tek Erdogan, Rama lëshon akuza të rënda ndaj krerëve të BE: Po përçajnë Ballkanin!

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, menjëherë pas vizitës në pallatin presidencial të presidentit të Turqisë Taip Erdogan, ditën e djeshme ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane, “Bild”, në të cilën akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e pranimit të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Retorika e ashpër e Edi Ramës ka shkuar deri aty sa i akuzon krerët e vendeve më të mëdha të BE-së, se përçajnë popujt e Ballkanit.

“BE ka thyer premtimet dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë `Në pritje të Godosë`. Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh! Ishte një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe. Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor.

Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha dhe më shumë kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018”, ka deklaruar Rama mes të tjerave në këtë intervistë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit