6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Me 6-7 mijë euro çdokush e thyen rekordin me mbi 100 mijë veta live”

Rekomandime

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaci, ka reaguar për shikueshmërinë që po i bëhet kryeministrit të shkarkuar Albin Kurtit, në televizione.

Ai ka thënë se përpjekjet titanike të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbajtur gjallë besimin me sondazhe të manipuluara dhe me kinezë, egjiptianë e indianë si ndjekës televiziv të Kurtit është mashtrim për frymë politike, përcjell Insajderi.

- Advertisement -

Sipas tij, me 6-7 mijë euro mund të blesh “shikime”, që edhe Burdushin prej TV Besës ta përcjellin live mbi 100 mijë veta.

Postimi i tij i plotë:

Formësimi i një besimi të rremë kinse janë rritur politikisht dhe përpjekjet titanike të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbajtur gjallë këtë besim, me sondazhe të manipuluara dhe me kinezë, egjiptianë e indianë si ndjekës televiziv të Kurtit është mashtrim për frymë politike.

- Advertisement -

Por, vetëmotivimi i politik i tyre, me një vetëbesim kaq të përçudnuar tregon që janë futur thellë edhe në shtigjet e vetëmashtrimit.

Megjithatë, përpjekjet titanike kuptohet që edhe shpërblehen. Qe p.sh. pas paraqitjes së mbrëmshme mbresëlënëse të një analisti në rrjetet sociale kineze, egjiptiane dhe indiane, menjëherë kishin shfaqur interesim për të edhe televizionet publike të këtyre shteteve!

- Advertisement -

Përndryshe, sipas ekspertëve të IT-së, me 6-7 mijë euro mund të blesh “shikime”, që edhe Burdushin prej TV Besës ta përcjellin live mbi 100 mijë veta.

Për të mos u bërë përrallë me komente të huaja mjafton t’i bllokoni në komente shtetet prej nga i keni blerë “shikimet”.

Kurti më nuk i ka fare problem blerjet, se çuditërisht menjëherë ka dezertuar edhe nga luftimi i oligarkëve!

A e keni dëgjuar më duke i përmendur? ?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit