9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vullnetarët në Ukrainë lidhin në shtylla grabitësit, në fushatën e mbrojtjes e turpërimit mes sulmit rus (fotot)

Rekomandime

Ukrainasit po përpiqen të rezistojnë ndaj ofesivës së ushtrisë ruse dhe në mungesë të rendit, në disa qytete vetë qytetarët kanë marrë në dorë dënimin e grabitësve duke i lidhur ata nëpër shtylla.

- Advertisement -

Pamje të vështira nga disa qytete tregojnë të akuzuarit si grabitës që lidhen në shtyllat publike me mjete plastike duke u bërë shembull për të tjerë që tentojnë të përfitojnë në momentet e vështira.

Në pamjet e sotme shihej një i ri i lidhur për tentativën e grabitjes së një pike karburanti në Kiev, madje kapësit e tij i kishin ulur pantallonat teksa një burrë i mbante leksion për faktin që abuzonte me kaosin e shkaktuar nga lufta.

Shumë supermarkete, banka dhe pika karburanti janë bërë objekt i grabitjeve që prej nisjes së sulmit rus dy javë më parë.

- Advertisement -

Një tjetër faktor problametik është dhe shpërndarja e armëve nga qeveria për vullnëtarët e mbrojtjes, të cilët në disa raste i kanë përdorur ato për të grabitur.

Në disa raste të tjera raportohet se vulnetarët i kanë zhveshur e rrahur grabitësit e kapur.

- Advertisement -

Qyteti i rrethuar i Mariupol raportohet se ka mungesë uji dhe energjie elektrike. Dyqanet janë grabitur teksa rezidentët kërkojnë artikuj esencialë të jetesës.

Mungesa e shërbimeve të telefonisë i ka bërë qutetarët më të trembur teksa autoritetet nxisin qëndrimin në strehimet e emergjencës deri në qartësimin e situatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit